Reali fiton me lehtësi ndaj Espanyol, super Benzema (VIDEO)

0 491

Real Madrid nuk ka ndërmend të ndale në La Liga, duke rrëmbyer suksesin e katërt radhazi në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Zidane ka fituar pa shumë probleme 2-0 ndaj Espanyol, një duel që pritej shumë më i vështirë në letër.

Skuadra merengues vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit, i cili do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Varane merr një top në zonë nga Benzema dhe më pas arrin që të realizojë duke treguar instinktet e një sulmuesi.

Espanyol nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që në minutën e 79-të, Reali arriti që të realizonte edhe golin e dytë me Benzema. Sulmuesi francez konkretizoi mjaft një kombinim fantastik me Valverden në një zonë të ngushtë. Mendy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë 7 minuta nga fundi, por që nuk do të ndikonte në ndeshje.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.