Reali dhe Barcelona duket se do të ndeshen sërish me njëra-tjetrën, kësaj radhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Shorti është treguar i pamëshirshëm për të dy pretendentët për këtë trofe, të cilët do të bëjnë çmos të triumfojnë në fund.
Sa i përket gjysmëfinales tjetër, shorti vuri përballë Osasunën me Atletik Bilbaon.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 7 shkurt, ndërsa për ato të kthimit është parashikuar data 1 mars.