Rama: Të dashura motra greviste, mbyllni grevën dhe unë do jem aty

0 299

Kryeministri Edi Rama kërkon që greva e naftëtarëve në Ballsh të mbyllet dhe vetëm ashtu, ai do të shkojë atje dhe do të flasë me to. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë nënvizon se ”Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve”,-shkruan Rama në rrjete sociale.

Postimi i plotë

Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë! Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!

Leave A Reply

Your email address will not be published.