Rama nxjerr shifrat, tregon sa qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar që u ka ardhur në banesën e tyre

0 149

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 95,950 është numri i qytetarëve që kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar që u ka ardhur në banesën e tyre.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se hapat e “Këshillimit Kombëtar” janë tejet inkurajuese.

“ 95,950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Duke ju falenderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin #KëshillimiKombëtar”- shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.