KQZ miraton regjistrimin e partive në zgjedhje, lë 24 orë kohë për koalicionet

0 150

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kërkesën për regjistrimin e 11 partive, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashkitë ka kryetar.

“Meqenëse jemi dakord me projekt-aktet e propozuara, i miratojmë. Miratohet regjistrimi si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia Kristiandemokrate, Partia Demokristiane, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja Legaliteti, dhe Ballli Kombëtar Demokrat”,-tha Celibashi.

Ndërsa gjatë mbledhjes Celibashi ka thënë se partitë politike kanë 24 orë afat për regjistrimin e koalicioneve i cili bëhet pasi miratohet regjistrimi i partive politike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.