Rama: Kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale

0 158

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për udhëtimet me charter. Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se vetëm në vendin tonë ndodh që opozita të cilën me ironi e cilëson opozita e rublave shpif dhe kërkon që të bëhet transparencë.

Sipas Ramës, të gjitha qeveritë e rajonit kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën, ndërsa shton se vendi ynë ka blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale.

“O Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!”- shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.