Lufta në Ukrainë, Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

0 170

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon, por nuk e përfundon pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

Por OKB thotë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë, ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri”, një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat e mundshme, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.

Ky përbënte një vëllim rekord të eksporteve që nga fillimi i marrëveshjes së grurit, tha një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa-s i cituar nga Reuters.

Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.