Qëllimi i hyrjes së Bledi Manes në “BBV” është të sulmojë Luizin por a do t’ia dalë dot?

0 418

Ende pa futur mirë këmbët në shtëpinë e “BBV”, Bledi Mane e bëri tepër të kuptueshme që qëllimi i pjesëmarrjes së tij është prishja e ekuilibrave dhe sulmi ndaj Luiz Ejllit.

Që para futjes në shtëpi, Mane fliste jo pozitivisht për Ejllin në ekran:

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“.- siç tha disa javë më parë tek “E diell”.

Pikërisht këtij djali për të cilin la të kuptohet se s’ka goxha konsideratë, i shkoi në mes të lojës për të marrë pak nga vëmendja e tij dhe për ta “demaskuar” publikisht, por a do t’ia dalë dot?

Që natën e parë të hyrjes së tij, Mane e pyeti Luizin nëse ka më shumë ushtarë se Olta, duke e ngacmuar më pas: “Ndonjëherë ushtrinë e madhe nuk e menaxhon dot dhe të del nga duart”.

Për parashikimet e Luizit në lojë, Bledi iu drejtua këngëtarit: “I ngordh këto parashikimet se ndoshta ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin. Ti je frikacak dhe i trembesh çdo njeriu”.

Më tej, ai mori përsipër të flasë në emër të teleshikuesëve për marrëdhënien e Luizit me Kiarën duke i thënë: “S’je shumë i besueshëm. Unë flas si i jashtëm”.

“Je i paqendrueshëm mendërisht. Në një moment të jep mendimin se je tolerant, në një moment bërtet. Je pak bipolar”- i tha gjithashtu Bledi artistit.

Kujtojmë se sapo vuri këmbën në shtëpi, Bledi nisi t’i japë këshilla Deas për lojën e saj, duke e pyetur edhe nëse e ndjen veten të përdorur. Pas bisedës me Bledin, Dea nisi një sherr me Oltën.

Po ashtu, Bledi Mane i dha Oltës tepër informacione si duket loja nga jashtë.

“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem. Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit.”- tha Bledi.

“Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua,”-ia ktheu Olta.

“Gazetari i skandaleve” ka nisur të ngacmojë herë pas here femrat e shtëpisë, madje duke thënë “Mund të puth dhe të martuara, ka dalë në modë.”

Ai pranoi se qëllimisht ka shkuar në tualet për të qenë vetëm për vetëm me Oltën, ndërsa disa ngacmime i ka hedhur edhe nga Diola.

Me Nitën ende s’ka hedhur asnjë kunjë, pasi siç është shprehur më herët në intervista ku paragjykonte vajzat e Kosovës: “Një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk fillon flet.”

Rikujtojmë se hyrja e Bledit në shtëpinë e “BBV” ishte pas mesnate, ndërsa ai shprehu dëshirën që në spektakël të dëgjonte biseda erotike.

“Më shqetësuat me këto debatet. Po pyesja për orën, ishte pas orës 12 të natës. Prisja debate erotike, dashurie… Ju si këshilli i ndrikullave. Është një orë që njerëzit kanë nevojë të marrin ca mesazhe paqësore…”

Leave A Reply

Your email address will not be published.