Pse në dimër kemi më shumë nevojë për gjumë

0 248

Edhe pse evolucioni e ka transformuar mënyrën e jetesës së njerëzve gjatë mijëra viteve, ne jemi ende “kafshë”, dhe orët tona biologjike rregullohen nga Dielli. Prandaj pavarësisht se jetojmë në mjedise urbane të ndriçuara artificialisht, në dimër përjetojmë një gjumë më të gjatë REM sesa në verë (dhe një gjumë më të lehtë në vjeshtë).

Kjo u konfirmua nga studimi më i fundit i një ekipi nga Instituti i Fiziologjisë i Universitetit Mjekësor Sharite në Berlin, Gjermani, rezultatet e të cilit sapo janë publikuar në revistën “Frontiers in Neuroscience”. Shkencëtarët studiuan një grup prej 188 personash, duke gjetur ndryshime të vogla por gjithsesi me ndikim tek gjumë gjatë stinëve.

Edhe pse pacientët jetonin në një mjedis urban dhe me një ekspozim të ulët ndaj dritës natyrore dhe një ekspozim të lartë ndaj asaj artificiale, koha totale e gjumit në dimër ishte afro 1 orë më e gjatë. Megjithatë, edhe më domethënëse ishte matja e kohëzgjatjes së gjumit të fazës REM, e cila lidhet direkt me orën cirkadiane (e cila vetë ndikohet nga ndryshimi i dritës).

Ajo ishte 30 minuta më e gjatë në dimër sesa në verë. “Ne treguam nëpërmjet studimin tonë se strukturat e gjumit të njeriut ndryshon në mënyrë thelbësore midis stinëve në një popullatë të rritur që jeton në një mjedis urban”- shkroi ekipi.

Ne nuk biem ne një gjumë letargjik si kafshët e egra, por shkuarja më herët në shtrat nëdimër, mund të ndihmojë në përmbushjen e “sezonalitetit njerëzor”, që ka mbetur i matshëm, edhe pse orët e zgjimit të shumicës së njerëzve rregullohen nga shkolla, puna dhe ritmet e shoqërisë bashkëkohore.

“Sezonaliteti është i gjithë–pranishëm tek çdo gjallesë në këtë planet. Në përgjithësi, shoqëritëduhet të rregullojnë zakonet e gjumit… ose të rregullojnë oraret e shkollës dhe të punës për të përmbushur nevojat sezonale të gjumit”– theksojnë ata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.