Propozimi i Ramës për ministrat/ Basha: Vendos miqtë e tij. Koha për ndryshim

0 303

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar propozimet e kryeministrit Edi Rama, për lëvizjet në qeveri, ajo e Bledi Çuçit që propozohet si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit që shkon në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas Bashës, Rama vendos miqtë e tij dhe për të ka ardhur kohë për ndryshim.

Postimi i plotë

Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.