Raporti për “kapjen e shtetit’’, shqetësim ndikimi i krimit në zgjedhje

0 302

Në raportin e “Transparency International” për kapjen e shtetit, trajtohet me shqetësim edhe çështja e lidhjeve të krimit me politikën në Shqipëri. Raporti vëren me shqetësim ndikimin e klientelizmit politik dhe korrupsionit në zgjedhje. Për këtë çështje, në raport merret si shembull rasti i përgjimeve që dolën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako me anëtarit e grupit të Avdylajve.

“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin lokal Avdylaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale”, thuhet në raport.

Lidhjet e krimit me politikën cilësohen si shqetësuese në raport dhe në këtë pikë përmendet rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por në vitin 2019 Gjykata e shpalli fajtor vetëm për veprën e abuzimit me detyrën. Raporti thekson se klanet ekonomike në Shqipëri kanë aftësinë që përcaktojnë aleancat e partive politike me qëllim që të përfitojnë prej tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.