Princ Harry tregon sesi gjithçka ndryshoi pas lindjes së bebit

0 312

Vogëlushi i princ Harry-it dhe Meghan Markle, Archie Harrison është 1 vjeç e gjysmë, por prindërve ju duket si kohë e pafundme nga jeta e re e jetuar me të. Për princin, jeta pas lindjes së bebit ka qenë një “rrugëtim i mrekullueshëm” pasi i ka ndryshuar krejtësisht filozofinë e jetës.

“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm”,-tha ai.

Komenti i Harry-it vjen pas esesë të shumë përfolur të bashkëshortes së tij në New York Times, ku përshkroi dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijës së dytë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.