Presidenti Meta: Do të radikalozohej situata, nëse Reforma Zgjedhore do ishte e njëanshme

0 386

Këtë të dielë, gjatë një vizite në Kurbin, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ndër të tjera foli edhe për Reformën Zgjedhore. Sipas kreut të shtetit, do të radikalozohej situata, nëse Reforma Zgjedhore do ishte e njëanshme. Në fund, Presidenti e quan një hap të rëndësishëm konsensusin mes maxhorancës dhe opozitës në tryezën e Këshillit Politik.

”Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marreveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe më thelbesore, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive. Po të kemi parasysh se cilat do ishin pasojat e menjëhershme të kalimit të njëanshëm të një Refome Zgjedhore. Do të radikalozohej situata e brendshme, do ishte e tepër për këtë popull me probleme të shumta. Është hedhur një hap i rëndësishme përpara”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.