Burg për babain radikal, avokati: Akuza të sajuara

0 336

Këtë të dielë para Gjykatës së Tiranës, doli për marrjen e masës së sigurisë, babai radikal që tronditi opinionin publik. Ai nuk lejon që fëmijët të shkollohen, duke thënë se ata i mëson Allahu. Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për mysliman Roland Kryemadhi.

Gjatë aksionit për shoqërimin e tij në Gjykatë pasi ishte në masën “arrest shtëpie”, ai kundërshtoi dhe kërcënoi policinë me armë. Avokati thotë se akuzat janë të sajuara.

“Është i bindur në pafajsinë e tij pasi është dhe shumë besimtar. Ai është i bindur se nuk janë kryer ato vepra penale. Gjithashtu është bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjë armë. Është e vërtetë që ka kundërshtuar policinë për t’u shoqëruar në gjykatë, pasi ishte në kushte varfërie ekstreme dhe duhej që të punonte. Gjithçka është e sajuar për të vendosur masën e sigurisë arrest me burg, por ai realisht nuk është person me rrezikshmëri të lartë ndaj është e rëndësishme që ai të ketë një masë më të lehtë pasi duhet të sigurojë të ardhura për familjen”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.