Presidenti Meta dekoron artistin Petrika Riza: Ka një karrierë të ndritur artistike për gati gjysëm shekulli

0 306

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh”, artistin e mirënjohur korçar Petrika Riza, ku teksa vlerëson punën e jashtëzakonshme për gati gjysëm shekulli, thotë se aktori ka portretizuar mjeshtërisht dhe realisht personazhet e dramat e tyre psikologjike, ”duke i bërë ato të pashlyeshme nga kujtesa e artdashësve shqiptarë, që nuk kanë për ta harruar forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë e potent dhe origjinalitetin e interpretimeve të tij”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Artisti i mirënjohur korçar Petrika Riza, është padyshim një personalitet i shquar i teatrit dhe i kinematografisë shqiptare, i cili me talentin, gjallërinë e interpretimit dhe lojën e veçantë aktoriale e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta, duke merituar vlerësimin dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut.

Intepretues i mbi njëqind roleve në dramë, komedi dhe kinematografi, me një karrierë të ndritur artistike për gati gjysëm shekulli, Petrika Riza ka portretizuar mjeshtërisht dhe realisht personazhet e dramat e tyre psikologjike, duke i bërë ato të pashlyeshme nga kujtesa e artdashësve shqiptarë, që nuk kanë për ta harruar forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë e potent dhe origjinalitetin e interpretimeve të tij.

Në vlerësim dhe mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë për artin shqiptar, pata sot kënaqësinë të nderoja Petrika Rizën me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.