10 mijë firma për kthimin në auditorë, studentët: Jo provime online

0 285

10 mijë firma janë mbledhur nga studentët, në një peticion për rikthimin e tyre në auditorët e Universiteteve, në një kohë që Ministria e Arsimit ende nuk ka dalë me një vendim. Përmes një shkrese të hartuar prej përfaqësisë së tyre, studentët bëjnë me dije se kanë arritur të mbledhin 10 mijë firma ku kërkojnë hapjen e auditorëve jo vetëm për provimet por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ata kundërshtojnë zhvillimin e provimeve online me argumentin se do të lindin pabarazi në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues.

”Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditorëve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditorëve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditorëve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime. Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, kanë shkruar ata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.