Presidenti i Azerbajxhanit: Shqipëria nuk ka një infrastrukturë të mirë të gazit

0 203

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, zhvilloi këtë të martë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Aliev tha se Azerbajxhani është i gatshëm të investojë në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm mes dy vendeve në projektin e TAP dhe tha se gazsjellësi që kalon përmes Shqipërisë pritet ta dyfishojë kapacitetin për në Evropë deri në vitin 2027.

“Sa i takon furnizimit me gaz, Azerbajxhani dhe Shqipëria janë pjesë e projektit TAP, ku vendet tona kanë bashkëpunuar me shuëm sukses. Deri në 2027 mbështetur në këtë memorandum kemi planin të 2 fishojmë vllimin e furnizimit me gaz për evropën

Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë. Aktualisht TAPI dhe Tanapi mund të diskutohet për të rritur kapacitetet e tyre me 2 herë. Mendoj se të dy këta gazsjellës mund të diskutohen, kësisoj zyrtarët e BE-së po na vlerësojnë si një partner i besueshëm. Lidhur me infrastrukturën e gazit, vendi ynë kërkon të ndihmojë për zhvillimin e saj në Shqipëri, kemi folur për këto alternative, ka shumë ide, deri me tani nuka pasur një infrastrukturë të tillë në Shqipëri, Azerbajxhani mund të marrë pjesë si investues në këtë fushë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.