Hajdutët nuk i tremben as Zotit, vjedhin sërish në Kishën e “Shën Sotirit” në Korçë

0 234

Është grabitur për të disatën herë konizma e kishës së Shën Sotirit në bulevardin Republika të qytetit të Korçës.

Persona ende të pa identifikuar kanë hapur me forcë arkën e dhurimeve financiare të besimtare dhe kanë vjedhur lekët.

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mendohet se kanë qenë më e pakta dy hajdutë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e një prej kamerave të bizneseve ngjitur me Konizmën e kishës, ashtu sicc ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përreth si dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit që ndodhet përballë vendit të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.