Preket nga Covid-19 edhe recepsionistja e Urgjencës në QSUT

0 377

Tek Urgjenca e Qendrore e QSUT-së janë 3 personel shëndetësor të prekur me Covid-19, mes tyre edhe një recepsioniste. Rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri, përgjatë 24 orëve të fundit janë 42. Përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Në deklaratën e përditshme në përditësimin e të dhënave për situatën me Covid-19 në Shqipëri, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, theksoi se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shumë raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër. Ndër të tjera, ajo bëri me dije se rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.