Post-karantinë/ Çfarë është ”turizmi hakmarrës” dhe pse Kina po i promovon?

0 342

Miliona kinezë po udhëtojnë në të gjithë vendin, në një periudhë e cila njihet si “turizmi hakmarrës”, pas gati një vit karantinim, bllokim dhe kufizim të lëvizjeve. ”Udhëtimi i hakmarrjes” ose ”turizmi i hakmarrjes” është term që përdoret për të përshkruar trendin e pashmangshëm të udhëtimeve dhe lëvizjeve, fill sapo njerëzit janë të lirë të lëvizin pas muajsh të bllokuar.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë pret që rreth 550 milionë njerëz të udhëtojnë brenda vendit gjatë festës zyrtare tetë ditore që shënon festivalin e mesit të vjeshtës dhe ditën kombëtare të Kinës (1 tetor). Fotografitë e postuara në rrjetet sociale të martën, dita e parë të festës kombëtare, treguan vendet turistike të mbushura me vizitorë dhe stacionet e trenave të mbipopulluar.

Njerëzit u ankuan në forume në internet se hotelet ishin rezervuar dhe biletat për vendet turistike ishin shitur ose se trafiku e kishte bërë të pamundur lëvizjen. “Mbingarkesa është e pashmangshme,” tha një komentues në Weibo. “Më mirë të qëndrosh në shtëpi”.

Shpenzimet gjatë tetë ditëve të ardhshme do të jenë një tregues kryesor i rimëkëmbjes ekonomike të Kinës nga pandemia e Covid-19. Gazeta shtetërore Economic Information Daily e përshkroi festën e këtij viti si “bejetë kritike” për industrinë e turizmit. Komentuesit thonë se kjo shënon fillimin e “shpenzimeve për hakmarrje” nga konsumatorët kinezë. Teksa Kina ka arritur të kontrollojë kryesisht virusin, pa ndonjë rast të ri të transmetuar lokalisht në pothuajse dy muaj, efektet e muajve të bllokimit vazhdojnë ende, ku shumë njerëz janë të papunë, ndërkohë që të tjerë nuk kanë të ardhura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.