Plumb pas koke, ekzekutohet 42-vjeçari shqiptar në Gjermani

0 158

Një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në qytetin Krefeld të Gjermanisë.

Sipas medias gjermane Bild, si rrjedhoje e ngjarjes një operacion i gjerë policor është ndërrmarë në qytetin Krefeld.

42-vjeçari po lëvizte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit në Garnstraße kur u qëllua pak para orës 20:00. Shqiptari u rrëzua nga biçikleta menjëherë pas të shtënave dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Mediat gjermane raportojnë se autori ose autorët e kanë qëlluar 42-vjeçarin, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Më pas autorët janë larguar.

“Ndodhi një vrasje”, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë. Nuk ka detaje të mëtejshme ndërsa policia ka rrethuar vendin e krimit.

Po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët e arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim për ngjarjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.