29 Nëntor, përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

0 149

Shqipëria përkujton sot 29 Nëntorin, 78-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Politika shqiptare ka uruar festën e 29 nëntorit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të atdheut, ku theksoi se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë janë të pacenueshme dhe themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacenueshme, janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët me një postim në rrjete sociale: GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT.

Leave A Reply

Your email address will not be published.