Plagosja me armë zjarri në Durrës, ngjarja ndodhi pas një konflikti! 40-vjeçari kishte precedent penal

0 166

Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore një 40-vjeçar i plagosur me armë zjarri.

Daniel Bushi është qëlluar me armë pas një konflikti në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, pranë shërbimit zjarrfikës.

Nga veprimet e para hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari Daniel Bushi dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Gabriel Peqini, 28 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. I plagosuri njihet si person me precedentë penalë nga policia e Durrësit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.