Përgjime për Taulant Ballën? Rama: Kush ka fakte le t’i sjellë

0 157

Kryeministri Rama tha se të gjithë ata që kanë fakte kundër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, janë të mirëpritur t’i publikojnë ato.

I pyetur gjatë një konference për mediat mbi akuzat e bëra nga Ardian Çapja se një politikan i nivelit të lartë me emrin “Taulant” ka qenë nën përgjim nga prokuroria, Rama tha: “Si mund të ketë të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë nuk merrem me llafe.

Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë. Që në kohën e Romës. Ka shumë gjurmë në Shqipëri që punojnë për të gënjeshtrën, dhe kuptohet që unë nuk kam të vërtetë absolute, por atë të bazuar në fakte”.

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, po gjykohet për akuzat e një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, Çapja bëri edhe deklaratën e bujshme. “Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja”, deklaroi i akuzuari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.