Protesta e 6 dhjetorit, Rrumbullaku thërret në “takim urgjent” përfaqësues të PD

0 138

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka thirrur sot në takim disa përfaqësues të Partisë Demokratike.

Mësohet se Rrumbullaku do të japë arsyet e refuzimit të kërkesës për zhvillimin e protestës së 6 dhjetorit, të thirrur nga kreu i PD Sali Berisha.

Ndërkohë, një nga përfaqësuesit e PD-së, Çlirim Gjata ka thënë për mediet se protesta është një e drejtë kushtetues dhe paqësore dhe nuk do të ndalet për asnjë arsye.

Ai u shpreh se do jetë një protestë që do t’u tregojë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin që po bën kjo qeveri.

“Policia do të jetë në thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare për të drejtën e protestës. Do i tregojë të gjithë partnerëve ndërkombëtar që unë nuk jam një polici e një vendi demokratik, jam polici në shërbim të një njeriu, të pushtetit të një njeriu dhe këtë gjë do ta kuptojnë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që do të vijnë atë ditë. Ne do të bëjmë protestën tonë paqësore”-tha Gjata.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka thirrur një protestë në datën 6 dhjetor, ditë në të cilën në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe liderët e BE do të vijnë në kryeqytet. Ndonëse Policia e Tiranës nuk ka dhënë leje për mbajtjen e protestës, të paktën brenda perimetrit të sigurisë, demokratë duken të vendosur që ta zhvillojnë atë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.