PD-LSI: Sido që ta bëj sistemin Rama, opozita i fiton zgjedhjet

0 387

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili deklaruan sot se ndryshimet ligjore qe PS do të votojë të hënën (nesër) në Kuvend bien ndesh me rekomandimet e ndërkombëtareve. Në një konferencë të përbashkët nga selia e PD, Bylykbashi dhe Vasili thanë se “sido që ta bëj sistemin Rama, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme”.

Asnjë truk dhe asnjë tentative e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje. Ndryshimet e njëanshme, jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë”,- tha Bylykbashi.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shtoi se votimi i ndryshimeve të paligjshme në Kuvend është përgjegjësi e Edi Ramës. “Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit”,- tha Vasili.

Lidhur me kandidimin e krerëve të partive në 4 qarqe, Bylykbashi tha se ky është një Pazar i Edi Ramës. “Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh në 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me listë të përbërë duke mashtruar shqiptarët se do të hapte listat. Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin numër 2 të vitit 2009 të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në atë kohë, ODIHR  konsideroi se kjo binte ne kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve të OSBE/ODIHR, sepse e di shume mire që koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë”,- tha Bylykbashi.

VIDEO/Konferenca për mediat e përfaqësuesve të PD dhe LSI

Leave A Reply

Your email address will not be published.