Papa Françesku: Mjaft me kulturën e mureve, favorizon mafien

0 306

Sipas kreut të Vatikanit, Papa Françesku, ideale do të ishte shmangia e migrimit të panevojshëm dhe të krijohet në vendet e origjinës mundësia konkrete për të jetuar dhe u zhvilluar me dinjitet.

”Rritja dhe thjeshtimi i dhënies së vizave; miratimi i programeve të mbështetjes private dhe komunitetit; hapja e korridoreve humanitare për refugjatët më të rrezikuar; ofrimi i strehimit të përshtatshëm dhe të denjë; garantimi i sigurisë personale dhe aksesi në shërbimet thelbësore; ndihma e duhur konsullore, e drejta për të pasur gjithmonë dokumente personale të identitetit me vete, qasje e paanshme në drejtësi, mundësia e hapjes së llogarive bankare dhe garantimi i asaj që është e nevojshme për jetesën e tyre jetike; duke u dhënë atyre lirinë e lëvizjes dhe mundësinë e punës; të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë që ata të kenë qasje të rregullt në arsim; të sigurojnë programe të kujdestarisë së përkohshme ose të pritjes; të garantojnë lirinë fetare; promovojnë përfshirjen e tyre sociale; promovojnë bashkimin e familjes dhe përgatisin komunitetet lokale për proceset e integrimit”,- thotë Papa Françesku.

Kreu i Vatikanit apelon që të hiqet dorë nga diskriminimi i pakicave dhe të zbatohet koncepti i qytetarisë.

Sipas Atit të Shenjt, tundimi për të krijuar një kulturë të mureve rishfaqet, për të ngritur mure, në zemër, në tokë, duke krijuar terren për mafien. “Kushdo që ngre një mur, do të përfundojë si një skllav brenda mureve që ndërtoi, pa horizonte. Për më tepër, vetmia, frika dhe pasiguria e kaq shumë njerëzve, të cilët ndihen të braktisur nga sistemi, do të thotë se po krijohet një terren pjellor për mafiet. Këto në fakt e imponojnë veten e tyre duke u paraqitur si ‘mbrojtës’ të të harruarve, shpesh përmes lloje të ndryshme të ndihmave, ndërsa ndjekin interesat e tyre kriminale”,- apelon Papa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.