E parashikoi vërtet ”Simpsons” prekjen e Trump nga Covid-19?

0 354

Nuk mund ta mohojmë se sa i përpiktë ka qenë seriali ”Simpsons”, për një sërë parashikimesh. Sidoqoftë, pas lajmit se Donald Trump dhe zonja e parë u infektuan me Covid-19, është pëmendur thuajse kudo se “Simpsons kishin të drejtë”.Një imazh i Trump i vizatuar në stilin e Simpsons, bëri xhiron e rrjetit në Tëitter dhe jo vetëm. Aty, Trump shfaqet i shtrirë në një arkivol.

Shumë njerëz po e perceptojnë këtë si parashikimin e radhës, por a vdiq Trump në të vërtetë tek Simpsons dhe a kishte ndojë episode për sëmundjen a funeralin e tij? Përgjigja është: Jo! Fotoja që qarkullon në mediat sociale nuk është e marrë nga asnjë episode i serialit.

Ai është thjesht një imazh i krijuar dhe i shfaqur për herë të parë në shkurt të vitit 2017. Gjithsesi, kjo nuk i ndaloi njerëzit ta përhapin dhe më shumë lajmin e rremë, duke bërë edhe të tjerët të besonin se fotoja është marrë nga një moment i mirëfilltë i shfaqjes televizive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.