Pas deklaratës së Luizit për homoseksualët, reagon Fjoralba Ponari: Seksualiteti nuk është zgjedhje

0 801

Fjoralba Ponari kohët e fundit ka dhënë opinionet e saj lidhur me Big Brother dhe këtë në mënyrë jo të drejtpërdrejt i është drejtuar Luizit dhe deklaratës së tij për homoseksualët.

Pas deklaratës së Luizit për homoseksualët, reagon Fjoralba

“Seksualiteti nuk është zgjedhje! Siç do t’i shpjegoni fëmijës tuaj nesër vrasjet/ përdhunimet, abuzimet dhe cënimet e të drejtave të tyre, ashtu mund t’i sqaroni dhe me atë seksualitet që lind me atë vdes, e përqafon apo jo, do varet gjithmonë nga guximi dhe dëshira për të jetuar të lirë. Dashuria dhe pranimi i vetes pa cënuar askënd, nuk ka pse indinjon dhe aq më tepër pse të nxisë urrejtje tek askush. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar për opinionin publik”, shkruan Fjoralba.

Pas deklaratës së Luizit për homoseksualët, reagon Fjoralba

Luizi e shprehu hapur mendimin e tij se është kundër LGBT dhe martesave të së njëjtës gjini gjatë një diskutimi në BB.

Luizi: Unë imagjinoj veten time nesër, të jem me vajzën dhe të shoh dy meshkuj që puthen, do më pyesë vajza o ba pse puthen ata si puth ti mamin? Ça t’i them unë? Nuk është normale! Zoti krijoi Evën dhe Adamin, jo Adamin dhe Hasanin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.