Pacientët në vetizolim, mjekja: Jo antibiotikë dhe bombola oksigjeni

0 261

Një mjek familjeje ndjek dhjetëra pacientë në ditë, ndërsa veç simptomave, në monitorim mbetet edhe niveli i oksigjenit në gjak. ”Një mjek mund të ndjekë rreth 20-30 pacientë në shtëpi. Parametri që ndiqet më me vëmendje është saturimi i oksigjenit që duhet të jetë mbi 92%, në të kundërt sugjerohet hospitalizimi. Për këtë arsyeje në këshillojmë pajisjen me një aparat oksimetër”, thotë Valbona Salko, mjeke e familjes e qendrës shëndetësore nr.2.

Frika për pasojat e sëmundjes i shtyjnë pacientët të blejnë edhe bombola oksigjeni për përdorim në shtëpi. Mjekët nuk e sugjerojnë këtë veprim, dhe as përdorimin e antibiotikëve pa recetë. ”Marrja e bombolës së oksigjenit në shtëpi nuk është e rekomanduar, sepse me nivele të ulta saturimi rekomandohet vetëm hospitalizimi. Edhe për antibiotikët ka debate, shpesh herë merren nga këshilla të miqve, ndërkohë që duhet marrë mendimi i mjekut”,- shpjegon mjekja për ”A2cnn”.

Mpiksja e gjakut dhe problemet në mushkëri janë po ashtu disa probleme që shfaqen te pacientët e shëruar nga ky virus, dhe ndjekja me mjekim është e nevojshme për çdo problem të mëvonshëm. Qeveria akordoi mbi 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.