Pa maska në rrugë, Policia gjobit 431 qytetarë

0 271

Policia e Shtetit gjatë 24-orëve të fundit, kanë ndëshkuar me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk zbatuan masat anti-covid. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Nga ana tjetër, 6 shtetas nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Në fundjavë janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Leave A Reply

Your email address will not be published.