Sulmi i Ramës ndaj Osmanit, Vasili: Kryeministrit i rreh zemra për Serbinë

0 261

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama sulmoi hapur Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin, ku tha se vizita e saj në Tiranë ishte për të siguruar vota për zgjedhje e ardhshme. Por për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, gjuha e Ramës ndaj Kosovës, tregon se zemra e kryeministrit rreh për Serbinë. Në një dalje për mediat, Vasili shtoi se vetëm një armik mund ta quajë Kosovën vend fqinj.

”Rama anti shqiptar që nxin kur takohet me udhëheqësit kosovarë, është i egër me ta, por ngazëllen kur takon Vuçiçin dhe të tjerë udhëheqës serb. Një Kosovë pro shqiptare që i rreh zemra për shqiptari dhe një pro serb që i rreh zemra në Beograd”,-tha Vasili.

Nga ana tjetër, ai tha se Rama po përpiqet të vendosë sa më shumë pengesa për Kosovën në vend të urave lidhëse. ”Edi Rama ka edhe një tra tjetër në mëndje, të verë tra edhe në rrugën Milot-Balldren. Të mos ketë ura komunikimi, por tra. Pro serbi vendos pengesë. I interesojnë ca euro, vetëm e vetëm që Kosova mos të ndihet. Rama sot u tregua i sinqertë, kur tha se Kosova është vend fqinj. Nuk e ka thënë asnjë udhëheqës shqiptarë. Mund të kenë bërë gabime më të mëdha, por kurrë nuk e kanë konsideruar vend fqinj. Ka qenë vend vëlla. Vendi më i dashur për të gjithë shqiptarët. Vend fqinj vetëm një armik i egër i Kosovës mund ta thotë këtë”, u shpreh Vasili.

Leave A Reply

Your email address will not be published.