Opozita do jetë në Këshillin Politik/Çupi për “KJ”: Rama ka frikë. S’ka kohë për ndryshime Kushtetuese
Opozita politike, thotë se duhet të vijojë puna pa humbur asnjë ditë kohë sepse sipas saj, është humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Në një prononcim për “Koha Jonë”, ish-deputetja e PD-së njëherësh edhe pjesë e kryesisë, Dhurata Çupi, e pyetur për çëshjet që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 Qershorit, pohon se i përkasin mandatit të qeverisë të dalë nga zgjedhjet e 2021.
“Opozita do të jetë në mbledhjen e Këshillit Politik dhe ka qartësuar pozicionin e saj lidhur me këto çështje. Çdo përpjekje për të shmangur 5 Qershorin nga kryeministri tregon frikën e tij nga humbja dhe nga rrotacioni politik që është i pashmangshëm”.
Prononcimi i plotë
Marrëveshja e 5 Qershorit do të votohet në Kuvend. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet, kjo është një çështje që duhet ti përkasë mandatit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 2021.
Nuk ka kohë as për ndryshime kushtetuese e as për asnjë manovër tjetër për zgjedhjet e ardhshme. Çdo lëvizje tjetër e Edi Ramës është për t’iu shmangur marrëveshjes së dakortësuar nga të gjithë e me bekimin e ndërkombëtarëve.
Opozita do të jetë në mbledhjen e Këshillit Politik dhe ka qartësuar pozicionin e saj lidhur me këto çështje. Çdo përpjekje për të shmangur 5 Qershorin nga kryeministri tregon frikën e tij nga humbja dhe nga rrotacioni politik që është i pashmangshëm.
Edi Rama u’a ka vështirësuar jetën shqiptarëve dhe i ka larguar më shumë nga Europa. Alternativa jonë është ajo e qytetarëve që duan zhvillimin dhe Integrimin.