Kapiteni i Tiranës i futet politikës

0 407

Gentian Muça, kapiteni i Tiranës dhe një nga futbollistët më shembullor të skuadrës ka marrë një tjetër vlerësim dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për në fushën e blertë,por në politë. 33 vjeçari si duket po kërkon një tjetër aventurë, pasi me futbollin edhe mosha nuk është në favor të Muçës për të vazhduar më gjatë aktivitetin.

Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, dega 8, si një kandidat për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal.

Anëtarësia e ka plotësuar formularin dhe normalisht nuk ka munguar edhe një pozë. Me reputacionin e tij, Muça pritet të ndikojë jo pak tek tifozët e Tiranës, të cilët kanë një adhurim për kapitenin e tyre dhe me shumë dëshirë do të votonin për të.

Leave A Reply

Your email address will not be published.