OBSH: Babagjyshi, imun ndaj Covid-19

0 271

Vetëm dy javë kanë mbetur nga Krishtlindja, OBSH-ja i ka dedikuar një moment në konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin, sigurimit të fëmijëve në të gjithë botën për fatin e dhuratave të tyre që do t’u vijnë nga një burrë i moshuar dhe mbipeshë.

”Babagjyshi i Vitit të Ri është imun ndaj virusit dhe mund të udhëtojë kudo. Ne patëm një bisedë me të dhe ai është vërtetë shumë mirë. Ai dhe zonja e tij janë mirë dhe shumë të zënë në këto momente. Dua të përsëris që ai është imun”,- tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se e kuptonte që shumë fëmijë ishin të shqetësuar, për shkak se Babagjyshi është në moshë të shkuar, por ata duhet të jenë të sigurt se pandemia nuk do ta ndalojë Babagjyshin të udhëtojë nëpër botë dhe të shpërndajë dhuratat.

Maria Van Kerkhove garantoi se OBSH-ja, kishte biseduar me shumë liderë botërorë që kishin thënë se ata kishin zbutur masat e karantinës, dhe do ta lejojnë Babagjyshin dhe drerët e tij të fluturojnë në hapësirën ajrore të tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.