“Nuk ka lindur ai burrë që…” Rama-Boçit: Të jap përgjigjen që kam unë

0 117

Ka rinisur pas një pushimi mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ku prej 8 orësh po dëshmon kryeministri, Edi Rama.

Mbledhja është shoqeruar me debate mes kreut të qeverisë dhe deputetit Luçiano Boçi.

Boçi i ka kërkuar Ramës se ndodhet në pozitën e dëshmitarët, dhe kërkoi përgjigje të shkurtra ndaj pyetjeve me po jo. Kryeministri u përgjigj: Përgjigje me po jo, s’ma përcaktoni ju. Nëse ju nuk doni nga unë komente, mos bëni komente.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Kontrata është firmosur më 31.8 .2017. Ju thatë nuk kam firmosur kontratë. Por ja ku është një muaj përpara se të miratohej buxheti.

Rama: Interpretimet i keni vetë merak ju…Ligjin lexojmë ne ligjin lexoni ju. Ju u dalin 430 mln, ne na dalin zero.

Boçi: Rama këtu është në pozitën e dëshmitarët, dhe dua përgjigje. Ju kërkoni që këtë aferë t’ja rrëfeni publikut si përrallë .Si e keni mbrojtur ligjin në lidhje me këtë revolucion siç e keni quajtur. Rruga që ju keni është ajo e korrupsionit. Në ushtrinë tuja nuk merret vesh kush është kapiteni apo rreshteri sepse udhëheqësi jeni ju këtë e pranuat.

Rama: Përgjigje me po jo , s’ma përcaktoni ju. Nëse ju nuk doni nga unë komente, mos bëni komente…Unë nuk thashë populli fle gjumë dhe nuk mendoj që korrupsion është përralle dhe populli fle gjumë, sepse ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe e ka vlerësuar se kush punon dhe kush fle gjumë. Ju keni ngritur një tymnajë, 430 mln euro u grabitën, pra u krye dhe unë sërish po ju them që janë paguar për 55 milion për Elbasanin dhe Fier bashkë dhe 36.9 milion pagesa për Tiranën. Sa i përket revolucionin mjedisor kjo nuk diskutohet. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit…Revolucioni mjedisor ka.

Boçi: A keni një vendim për ndryshimin e autoritetit kontraktor? Përse shmangesh, mos bëj fluturime…A kalon nga Ministria e Mjedisit në atë të Transportit dhe Energjetikës? Kaq…

Rama: Përse më ndërpret? Unë do të jap përgjigjen që kam unë ose e mbyll me ju, ju pyesni dhe nuk përgjigjem, Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente,. akuza, fyerje…Ose nëse i bën këto ki durimin ..Doni respekt jepni respekt… Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi nga tymi. Gjithë gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialistë.

Tabaku: Nuk ka pse të ndajmë të njëjta mendime. Ktheni përgjigje.

Rama: Kush do nga unë përgjigje të thatë, duhet të bëjë pyetje të thatë…Elbasani në vitin 2014 kur ju mbyteshit tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit…

Boçi: Do të pyes për tymin në kohën e duhur, por në kohën e duhur.

Edi Rama: Nuk ka lindur akoma ai burrë që më ndërpret.

Luçiano Boçi: Burrninë tregoje në vend tjetër ti jo këtu.

Edi Rama: Nuk më ndërpret dot.

Luçiano Boçi: Këtu e mat ti burrërinë, se ke mikrofonin hapur dhe ata i ke pas?

Edi Rama: Jo nuk më ndërpret dot, këto i kam bërë kur kam qenë i vogël.

Luçiano Boçi: I kemi dëgjuar ne këto por vazhdo…

Leave A Reply

Your email address will not be published.