Gazetarja e BBC në Donbas: Ukrainasit të vendosur të mos largohen nga toka e tyre

0 147

Korrespondentja e BBC-së për Europën Lindore Sarah Rainsford ka raportuar nga qyteti i Kramatorsk , në rajonin Dobnas të Ukrainës lidhur me situatën pas sulmeve me raketa në këtë zonë.

Ajo thotë se banorët janë të shokuar dhe të tmerruar, ndërsa nuk mund të imagjinohet se çfarë rreziku mund të vijë me pas, shkruan BBC.

Ajo thotë se situata në zonë është ende paqartë.

“Njerëzit dolën në rrugë në këtë qytet – ata valëvitnin flamurin ukrainas. Ata thanë se kjo ishte toka e tyre. Ata nuk do të shkonin askund. Njerëzit atje kanë pritur sulmin, por askush këtu nuk mund ta besojë se kjo po ndodh në të vërtetë”, tha më tej gazetarja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.