Një shkollë me emrin e të atit, Ben Blushi: Ka 80 vjet që Tirana pret këtë infrastrukturë

0 129

Publicisti, Ben Blushi ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës që mori emrin e babait të tij Kiço Blushi. Në një ceremoni të zhvilluar, ku prezent ka qenë dhe kryebashkiaku Veliaj , Blushi tha se Tirana sot ka një infrastrukturë me cilësi më mirë dhe më mikpritëse.

“Falënderoj shumë Erionin sepse unë e njoh pak infrastrukturën e shkollave të Tiranës. Nuk ka patur ndonjëherë Tirana cilësi më të mirë shkollash se sot besoj. Pra, qytetit po i jepet diçka që e ka merituar ndoshta 80 vitet e fundit që kur është bërë kryeqytet. Ka 80 vjet që Tirana pret të ketë një infrastrukturë kaq të bukur dhe kaq mikpritëse.Sigurisht ajo që mbetet është të ketë nxënës më të mirë që mund ta çojnë Shqipërinë në Europë më shpejt seç patëm mundësi ne të tjerët”, tha Blushi.

Kiço Blushi ishte një shkrimtar, publicist dhe skenarist shumë i njohur. Disa nga skenaret e tij janë në filmat “Çifti i lumtur”, “Beni ecën vetë” dhe 12 filma skenarët e të cilëve janë shkruar nga ai.
Ai vdiq në 8 shkurt të vitit 2019 në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.