The Sun: Ja si kartelet në Amerikën Latine trajnuan shqiptarët për shitjen e drogës

0 130

Baronët e drogës në Amerikën Latine kanë trajnuar shqiptarë në mënyrë që të dominojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe.

Media britanike “The Sun” shkruan se bandat shqiptare gjithnjë e më shumë kanë marrë rëndësi në rrjetin kriminal të shpërndarjes së drogës.

“Shqiptarët po sundojnë botën e krimit të drogës duke filluar nga Londra dhe Mançesteri në Skoci. Ata mësuan “truket” e tregtisë pasi fluturuan në Amerikën Latine më shumë se një dekadë më parë”-thuhet në artikull.

Media Britanike shkruan se shqiptarët kishin dërguar në Amerikën Latine të besuarit e tyre për të jetuar aty përgjithmonë dhe për të mbajtur nën kontroll rrjetin e trafikut të kokainës që niset nga ato vende drejt Europës.

Pasi shkelën për herë të parë në Meksikë dhe Kolumbi, bandat shqiptare po përdorin kontaktet e tyre për të arritur suksesin e gjatë të mafias italiane.

Britania është bërë një treg aq fitimprurës për kokainën saqë përpunuesit e lirë të kokainës në Amerikën Latine janë në një konkurrencë të përgjakshme për të ndërmjetësuar marrëveshje mes karteleve dhe bandave që kontrollojnë trafikun në Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej ekspertëve britanikë shkruan se pavarësisht vrasjeve të ndodhura, marrëveshja mes bandave shqiptare dhe karteleve amerikano-latine të drogës, ka qenë e suksesshme.

“Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve”- u shpreh një prej ekspertëve britanikë mbi trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë në rrugët e Londrës ka përplasje të përgjakshme mes bandave të kombësive të ndryshme që luftojnë për të dominuar tregun e kokainës. Vetëm në ditët e fundit, dy të mitur janë qëlluar me armë zjarri gjatë një përplasje për territorin ku trafikonin lëndën narkotike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.