Nga stjuardesë në trafikante droge, tani në burg

0 468

Alexandra Dobre e cila më parë kishte punuar si stjuardesë për “Ryanair” dhe “Wizz Air”, u dënua me 28 muaj burg për trafik droge. Sipas ”Daily Mail”, 27-vjeçarja nisi një marrëdhënie me një person, pasi ishte njohur me atë në rrjetet sociale dhe u zhvendos në Staffordshire, atje ku ishte bindur të shpërndante lëndë narkotike.

Mbrëmjen e 7 gushtit të këtij viti, policia e Staffordshire ndaloi makinën tip “Fiat Punto” të 27-vjeçares dhe në çantën e saj gjeti një sasi kokaine. Më pas, policia kreu edhe një kontroll në një banesë në Hanley, aty ku gjeti edhe 81 qese të vogla me kokainë.

Paul Cliff, avokati i Alexandra Dobre, tha se ajo ishte largua nga Romania në drejtim të Britanisë rreth 3 vite më parë, ku kishte punuar më pas si stjuardesë, por pasi humbi punën pas pandemisë, nisi të merrej me aktivitetin e paligjshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.