Nëna e 15-vjeçarit padit Veliun. Kërkon dëmpërblim 1 mln lekë

0 359

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga efektivët, Zaida Çela ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Tiranës ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi ky i fundit i publikoi një video me armë, duke vënë në pikëpyetje prindërimin e saj. Objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror shkaktuar paditëses nga cënimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë. Po kështu i kërkohet palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.