Në Francë maska me detyrim dhe në rrugë, Shehu: Rama e ka kthyer vendin në ”delen e zezë” të Covid-19

0 280

Covid-19 në Europë është agresiv dhe kontinenti po përpiqet të kontrollojë një valë të dytë, duke shmangur një tjetër izolim. Në Francë tashmë është e detyrueshme të mbash maskë edhe në rrugë. Lidhur me këtë vendim të Francës, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu bën krahasimin me masat po merr qeveria ”Rama 2” ndaj situatës në Shqipëri. ”Kryeministri ynë tallet me maskat e ata që i përdorin pa kursyer edhe mjekët për këtë, nën vlerësohen testimet e ironizon edhe Greqinë për kerkesat e saj shëndetësore, duke e çuar vendin nga “dështimi në dështim” e kthyer kështu në “delen e zezë Covid” të Europës, të izoluar e drejt me të keqes”.

Postimi i plotë

Cilin te besojme, Ramen apo Macron? Qe sot ne France me dekret te Presidentit merren dy vendime:

1-Maska behet e detyrueshme edhe ne vendet publike te hapura te Parisit (sic e kemi kerkuar ne prej javesh). Perjashtim ben kur ushqehesh, pi duhan, ben vrap a fiskulture, nget bicikleten. Ne te gjitha rastet e tjera…

2-Kerkohet shume fishimi i testimeve gratis PCR e imunologjike te formave te ndryshme per Covid te popullesise kudo, ne aeroporte, stacione, autostrada etj, pervec atyre me nje metodike me te thelluar zbuluese ne baze te indikacioneve te mjekut familjes a epidemiologut, personave te kontaktit, ne shkolla, institucione shendetesore per personelin e pacientet etj, etj, ne fakt praktike qe dhe per kete ne po insitojme. Dhe Franca nuk eshte vendi i vetem ne kete drejtim, tashme kjo eshte bere nje metodike e nje strategjie globale te zhvilluar.

Ndersa Kryeministri i yne tallet me maskat e ata qe i perdorin pa kursyer edhe mjeket per kete, nen vlehteson testimet e ironizon edhe Greqine per kerkesat e saj shendetesore, duke e cuar vendin nga “deshtimi ne deshtim” e kthyer keshtu ne “Delen e zeze Covid” te Europes, te izoluar e drejt me te keqes. Ne fakt keshtu i ngjan Presidentit te Sudanit, qe deklaron zero raste aty, por ama dhe zero testime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.