Mungesa me peshë dhe prurje të reja, Gjermania zbulon 26 emrat për Botërorin e Katarit

0 162

Gjermania do të kërkojë të korrigjojë “shënjestrën” e saj të Kupës së Botës 2018 kur të udhëtojnë drejt Katarit për edicionin e këtij viti të turneut në fjalë, pasi çuditërisht përfundoi në fund të fazës së grupeve herën e fundit në Rusi.

Kjo u pasua më pas me një tjetër paraqitje të dobët në “Euro 2020”, ku Anglia e likujdoi në 16-she. Kjo bëri që Hansi Flick të zëvendësonte Joachim Low në krye të kombëtares, me ish-trajnerin e Bayern Munich të dëshpëruar për të pasur ndikim pozitiv në turneun e tij të parë të madh si trajner kryesor.

Katër herë kampionët e Botës nuk kanë një short të lehtë, pasi do të duhet të përballen me kampionët e vitit 2010, Spanjën, fuqinë aziatike, Japoninë, dhe përfaqësuesen e Concacaf, Kosta Rika, në Grupin E.

Portierët

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, do të jetë njeriu kryesor mes shtyllave në Katar. Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës dhe Kevin Trapp i Eintracht Frankfurt janë zgjedhur si portierë rezervë.

Mbrojtësit

Antonio Rudiger me siguri do të fillojë si një nga qendërmbrojtësit, me njërin nga dyshja e Dortmundit, Niklas Sule ose Nico Schlotterbeck. Thilo Kehrer dhe David Raum do të shijojnë shanset e tyre si opsionet kryesore në krahë, me lojtarë si Benjamin Henrichs dhe Robin Gosens gjithashtu të aftë për të dhënë më të mirën në këto role. Opsione të tjera përfshijnë Matthias Ginter, ndërsa Mats Hummels ka mbetur jashtë, me të riun premtues Armel Bella-Kotchap si prurje e befasishme.

Mesfushorë

Flick ka shumë opsione në mesfushë, si për lojtarët me mendje mbrojtëse, ashtu edhe për ata më kreativë. Joshua Kimmich duket i sigurt në mesfushë dhe lojtarë si Ilkay Gundogan, Leon Goretzka e Julian Brandt gjithashtu do të jenë optimistë për formacionin titullar. I riu premtues Jamal Musiala do të shtojë pak dhunti dhe kreativitet në këtë repart.

Sulmuesit

Gjermania gjithashtu ka shumë talent për të zgjedhur në repartin ofensiv. Kai Havertz i Chelsea dhe dyshja e Bayern Munich, Thomas Muller e Serge Gnabry, duken si “violina të para” në sulm. Leroy Sane duroi pak frikë, pasi pati një problem muskulor, por u rikthye në ndeshje në fitoren 3-2 të Bayernit ndaj Hertha dhe duhet të jetë plotësisht në formë në kohë.

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, ndërkohë, është përjashtuar për shkak të një problemi me kyçin e këmbës, që e pësoi në fitoren e skuadrës së tij në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk. Pastaj ka talente të reja si Karim Adeyemi, Lukas Nmecha dhe mrekullia e Borussia Dortmud, Youssoufa Moukoko, ndërsa Marco Reus ka mbetur jashtë për shkak të dëmtimit.

Sistemi 4-2-3-1 është i njohur me Flick në krye. Ka shumë gjasa që të jetë Kupa e Botës e fundit e Neuer. Muller vjen menjëherë pas Havertz në sulm, me Gnabry dhe Sane që sulmojnë nga krahët. Kimmick dhe Gundogan duhet të sigurojnë stabilitetin në mbrojtje përballë çiftit të qendërmbrojtësve Sule dhe Rudiger. Klostermann futet në krahun e djathtë, me Raumin e Hoffenheim në krahun e kundërt.

Formacioni tip i Gjermanisë (4-2-3-1): Neuer; Klostermann, Sule, Rudiger, Raum; Kimmich, Gundogan; Gnabry, Muller, Sane; Havertz

Ja lista e publikuar sot në mesditë nga trajneri Hansi Flick për “Katar 2022”:

Portierë: Manuel Neuer (FC Bayern München), Marc-André ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)

Mbrojtës: Armel Bella Kotchap (FC Southampton), Matthias Ginter, Christian Günter (beide SC Freiburg), Thilo Kehrer (West Ham United), Lukas Klostermann, David Raum (beide RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Niklas Süle, Nico Schlotterbeck (beide Borussia Dortmund)

Mesfushorë / sulmues: Julian Brandt, Karim Adeyemi (beide Borussia Dortmund), Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Serge Gnabry, Leroy Sané, Thomas Müller (alle FC Bayern), Ilkay Gündogan (Manchester City), Jonas Hofmann (Borussia Mönchengladbach), Mario Götze (Eintracht Frankfurt), Kai Havertz (FC Chelsea), Niclas Füllkrug (Werder Bremen), Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund)

Leave A Reply

Your email address will not be published.