Mjekja e QSUT-së bën apel: Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë

0 303

Teksa numri i viktimave dhe të infektuarve në vend është rritur, mjekja e QSUT-së, Mira Kola ka bërë një apel të fortë për të gjithë.

Përmes një video-mesazhi, mjekja apelon për mbajtjen e maskave dhe për ruajtjen e distancimit fizik, për të mbrojtur veten dhe gjithë të tjerët që na rrethojnë.

”Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me Covid-19”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.