Ditët e fundit, mjaft bashki në vend kanë mbyllur dyert pasi kanë raportuar raste me Covid-19. 4 punonjës të Bashkisë së Kavajë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Bëhet me dije se pas konfirmimit të rasteve, të gjithë punonjësit e bashkisë janë larguar nga zyrat e tyre. Tamponët do u merren në banesat e tyre. Sakaq, ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të bashkisë së Kavajës.