Messi-t i hapet oreksi, “pleshti” vë në siklet Al-Khelaifin

0 182

Në Paris besojnë se Leo Messi do të rinovojë kontratën e tij e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Sipas mediave franceze, kampioni i botës do të takohet me presidentin Al-Khelaifi për të negociuar mbi mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimin. Në fakt, përpara fillimit të Botërorit, palët kishin një akord në parim për të rinovuar kontratën, të paktën deri në 2024, por gjërat me sa duket kanë ndryshuar pasi Messi fitoi Botërorin, trofeun që aq shumë dëshironte.

Nga Spanja, gazetari i njohur Gerard Romero, i cili njihet për marrëdhënien e tij të afërt me klubin e Barcelonës, shkruan se “pleshti” ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga Parisi, kjo për drejtuesit e PSG është thjesht një lajm dashakeqës që synon të sjell pështjellim.

Fakt është që Messi kërkon një trajtim ndryshe tani që u shpall kampion bote, 30 milionë euro në sezon është një shifër që nuk e bind plotësisht. Për momentin në tavolinë e Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, janë dy oferta, njëra nga Inter Miami i Beckham dhe tjera nga Arabia Saudite, ku Al-Hilal i ofron 300 milionë euro në sezon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.