“Merreni seriozisht, sepse situata është shumë serioze. Unë e thashë edhe më 18 mars dhe po e përsëris sot”. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se rreziku ndaj Covid-19 ende nuk ka kaluar dhe se duhen respektuar me rreptësi rregullat e përcaktuara. ”Efektet e dhunshme të pandemisë, në aspektin shëndetësor dhe ekonomik janë dramatike. Covid-19 i’u ka prerë jetën në mes më shumë se 100 mijë njerëzve në Europë. Rreziku është ende serioz dhe ne priremi ta harrojmë atë. Kjo shihet në shpërthimet e reja rajonale në Gjermani. Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre, dhe çdo njëri është i detyruar të respektojë rregullat”.