Këtë sezon, duket se mundësitë për të zgjedhur destinacionet turistike do të jenë të pakta për të gjithë qytetarët. Pas vendimit të BE-së për moshapjen e kufijve me Shqipërinë pas 1 korrikut, alternativat, sipas tur operatorëve, mbeten 2.
Nga ana tjetër, turizmi vendas nuk po ndihmohet nga vendimi për hapje kufijsh për të huajt, pasi masat e marra nga vendet e tjera, sjellin kufizim lëvizjesh.
Në këto kushte, sipas përfaqësuesve të operatorëve turistik, sezoni veror do të jetë i vakët, e për pasojë edhe dëmet në ekonomi do të thellohen.