Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama: Projekt i përbashkët rikualifikimi urban tërësor i Prizrenit

0 286

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama zbuloi projektin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që është rikualifikimi urban tërësor i qytetit historik të Shqiptarisë, Prizrenit.

”Pavarësisht këtij momenti kaq të vështirë, që po kalojmë ne dhe bota, kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta, janë shumë të kufizuara. Arrijmë të organizojmë këtë takim të 6-të ndërqeveritar, Shqipëri-Kosovë. Këtu në Tiranë, në 100-vjetorin e kryeqytetit”,- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës që të investohemi bashkë për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për, 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

”Përpara se sa të vinim këtu, kemi pasur një bisedë miqësore me kryeministrin dhe kemi rënë dakord të investohemi bashkë për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për, 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë, por jo aq larg sa për mos menduar që sot për një projekt rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë”,- tha më tej Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.