Luizi i “burgosur”, Kiara nuk duron dot pa të dhe shihni ç’bën

0 1,116

Deri të martën Luizi është i dënuar dhe duhet të qëndrojë në burgun e “Big Brother VIP” së bashku me Oltën, Maestron dhe Kristin, por ende pa kaluar 24 orë, Kiara ka nisur të ndjejë mungesën e Luizit.

Ajo ka tentuar të komunikojë me të përmes murit. Luizi e ka pyetur nëse e mori malli dhe Kiara iu përgjigj me po. Më pas Maestro i tregoi Kiarës se Luani i saj është i fortë dhe do duroj edhe këtë sfidë.

Kiara e ka pyetur Luizin se a po e ngacmojnë lojtarët e tjerë brenda, por ishte prapë Maestro që e qetësoi Kiarën duke i thënë se Luizi është mjaft mirë deri tani dhe do ta kalojnë edhe këtë dënim.

Edhe pse nuk lejohet që ata të komunikojnë, duket se e kanë të domosdoshme që së paku ta dinë si janë njëri- tjetri dhe si po e kalojnë me banorët e tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.